Shkolla 9 vjeçare "Balil Pelari" Orikum

 

 Provimet e Lirimit  Procedurat e Provimeve të Lirimit


Lëndët për të cilat zhvillohet PL janë dy: Gjuhë amtare dhe Matematikë.
PL jepen vetëm me shkrim në një ditë të caktuar.
Nxënësi që nuk arrin të marri PL i rijep ato në sesionin e dytë.
Datat e PL për sesionin e parë dhe të dytë shpallen me udhëzim të veçantë të MASH.

Prov. e Lirimit & Struk. e Vitit Shkollor 2013-2014
   PROVIMET E LIRIMIT 2014

1) Gjuhë Amtare-23 qershor 2014

2) Matematikë -27 qershor 2014

Provimet do të zhvillohet në orën 10.0 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Mësim:Viti shkollor 2013-2014
Semestri i parë fillon më 16 shtator 2013 dhe mbaron më 5 shkurt 2014;
Semestri i dytë fillon më 10 shkurt 2014 dhe mbaron më 18 qershor 2014.
Pushime:
Periudha e parë, fillon më 24 dhjetor 2013 dhe mbaron më 7 janar 2014;
Periudha e dytë, fillon më 6 shkurt 2014 dhe mbaron më 8 shkurt 2014;
Periudha e tretë, fillon më 13 mars 2014 dhe mbaron më 19 mars 2014.
Provimet e Lirimit zhvillohen në periudhën 19 - 30 qershor 2014.
Gjuhë shqipe-23 qershor 2014
Matematikë-27 qershor 2014
Teste-Provimet e Lirimit

Program orientues për provimin e lirimit të matematikës 2014

Programi orientues për provimin e lirimit Gjuhë-Shqipe 2014

Provimi i Lirimit Matematikë 2013

Provimi i lirimit-Gjuha shqipe 2013

Skema e vlerësimit-matematikë 2013

Skema e vlerësimit-Gjuha shqipe 2013
Skema e vleresimi-matematike 2012.pdf Skema e vleresimi-matematike 2012.pdf
Size : 9.83 Kb
Type : pdf
PL-Gjuhe shqipe 2012.pdf PL-Gjuhe shqipe 2012.pdf
Size : 117.31 Kb
Type : pdf
Skema e vleresimit-gjuhe shqipe 2012.pdf Skema e vleresimit-gjuhe shqipe 2012.pdf
Size : 212.797 Kb
Type : pdf
Rregullore e PL 2013.pdf Rregullore e PL 2013.pdf
Size : 4298.645 Kb
Type : pdf
udhezim_pl_2013.pdf udhezim_pl_2013.pdf
Size : 708.754 Kb
Type : pdf
Permbledhje ushtrimesh e problema-klasa9.pdf Permbledhje ushtrimesh e problema-klasa9.pdf
Size : 801.866 Kb
Type : pdf
Gramatika e gjuhës shqipe
Fonetika
Tingujt e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka 36 fonema, 7 fonema zanore: a, e, ë, i, o, u, y dhe 29 fonema bashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.
Klasifikimi i zanoreve
Zanoret e shqipes klasifikohen:
Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: të përparme, qendrore dhe të prapme;
Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: të hapura, gjysmë të hapura dhe të mbyllura;
Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve: të buzorëzuara dhe të pabuzorëzuara....më tepër
Problème CE2 difficile

Problema të ndryshme



Kliko Ndihmë në qoftë se keni nevojë për
zgjidhjen ,në qoftë se ju ende nuk e dini.

Edukimi për Karrierën

Të dashur nxënës!
Nëpërmjet kësaj rubrike, dëshirojmë t’ju vëmë në dispozicion disa materiale ndihmëse dhe informacione rreth lëndës “Edukimi për Karrierën”, për klasat e nënta të shkollës 9-vjeçare.
Qëllimi i lëndës Edukimi për Karrierën është t’ju njohë me botën e punës dhe t’ju ndihmojë në përputhjen e aftësive dhe interesave tuaja profesionale, me kërkesat e tregut të punës.
Për të arritur këtë është e nevojshme që Ju të përftoni një vështrim të përgjithshëm mbi profesionet ekzistuese dhe t’ju tregohet rruga që duhet të ndiqni për të arritur arsimimin e dëshiruar.
Ju keni mundësinë të merrni informacione edhe nga vizitat nëpër ndërmarrje dhe nga bashkëbisedimet që mbahen në klasën tuaj nga përfaqësuesit e zyrave mësimore si dhe nga persona të profesioneve të ndryshme.
Përveç kësaj, disa shkolla profesionale në rajonin tuaj ofrojnë informacione në kuadrin e “Ditëve të dyerve të hapura”. Flisni me mësuesit tuaj në lidhje me këtë; merrni informacione nga prindërit, të afërmit dhe shoqëria juaj në lidhje me profesionet e tyre dhe sesi ata kanë arritur të marrin kualifikimin e nevojshëm.
Për ta zgjeruar fushën e informimit, ne kemi dhënë adresa të vlefshme Interneti.
Ju urojmë shumë suksese në mësime dhe në karrierën profesionale!

NJOHJA SHKENCORE E NOCIONEVE THEMELORE MATEMATIKE
2.1. FORMIMI I NOCIONIT TË BASHKËSISË, ELEMENTEVE TË
BASHKËSISË DHE NËNBASHKËSISË

Njëri ndër nocionet e para bazë, ku mbështeten njohuritë kryesore
matematike, është të kuptuarit e bashkësisë. Ja disa nga fazat (etapat) e formimit
të tij:
* Kuptimi i bashkësisë si grup, grumbull, tufë, kope, tog... të sendeve
dhe të gjallesave. Midis emërtimeve të lartpërmendura ekziston raporti i
barasvlerës, pra ato janë sinonime, varësisht nga"natyra" e anëtarëve (elementeve)
të bashkësisë".
* Vënia në spikamë e veçorisë së përbashkët të elementeve të një
bashkësie, duke futur në një qarkim përkatës nëpërmjet një vije të mbyllur
(Diagrami* i Venit). Për të përfaqësuar Diagramet e Venit shfrytëzohen vija të
mbyllura me forma dhe madhësi arbitrare....më tepër

Të ndryshme për gjeometrinë
dhe Wikipedia  shqip

               

Bashkësitë numerike
1. Të vërtetohet se numri 2004 ⋅ 2005⋅ 2006 ⋅ 2007 +1 është katror i një numri të plotë. Çfarë mund të konkludoni? A mund të përgjithsoni pohimin?
Pra, a vlen pohimi vijues:
Kur prodhimit të katër numrave të njëpasnjëshëm të plotë i shtojmë numrin 1 merret katrori i një numri të plotë.
Elementet e gjeometrisë
1. Cili trekëndësh me brinjët a dhe b ka syprinën më të madhe?
2. Janë dhënë n – pika (n ≥ 2) , çdo tri prej të cilave janë jokolineare. Sa drejtëza të ndryshme përcaktohen prej tyre?
...shih më tepër
Provimi i Lirimit Testi Matematike 2010.pdf Provimi i Lirimit Testi Matematike 2010.pdf
Size : 116.218 Kb
Type : pdf
PL-Matematike 2012.pdf PL-Matematike 2012.pdf
Size : 213.117 Kb
Type : pdf
P.LIRIMI-MAT- 2011.pdf P.LIRIMI-MAT- 2011.pdf
Size : 301.683 Kb
Type : pdf

Si të mësojmë  me sukses?

Më në fund ia keni dalë të „shkëputeni“ nga filmi interesant, interneti apo shoqëria dhe ta merrni librin në duar. Dhe pastaj? Të gjithë kanë metodat e veta të mësimit, kështu që edhe ju duhet t’i keni këto metoda. Në këtë aspekt, disa metoda janë dëshmuar të jenë më të suksesshme se disa të tjera.
 Një nga metodat që është treguar shumë e suksesshme është metoda LPLMP(Lexo sipërfaqësisht-L,pyesni vetveten-P, lexo me kujdes dhe përqëndrim-L,mbaj mend-M,përsëritja-P.)
Pra, t’ia fillojmë!

Hapi i parë (L) = Lexojmë sipërfaqësisht

 Përmes leximit sipërfaqësor krijohet pasqyra e asaj që do të lexojmë para se në fakt të hyhet më thellë në përmbajtje që mësoni. Mënyra për  krijimin e kësaj pasqyre është leximi i parathënies dhe i përmbledhjes, dhe nëse kjo nuk ju mjafton atëherë mund ta lexoni në shpejtësi tërë tekstin; pra lexoni shpejt vetëm titujt dhe ndonjë fjali.
 Shembulli i parë: Nëse para renditjes së pjesëve përbërëse të një fotografie, e shihni atë të plotë, më lehtë do t’i rendisni pjesët e caktuara të saj.    

 Shembulli i dytë: kur në kinema paralajmërohet filmi i ardhshëm që do të shfaqet, do ta shihni vetëm një pjesë të shkurtër të tij, por njëkohësisht do ta fitoni një përshtypje të përgjithshme të filmit, e cila do t’ju ndihmon të vendosni nëse do ta shikoni atë film apo jo. Nëse këtë e aplikoni në tekst, kjo do të thotë se pas leximit sipërfaqësor, mund të vendosni nëse kjo ju mjafton apo dëshironi ta lexoni librin në tërësi. 

 Hapi i dytë (P) = Pyesni vetveten

 Para se të filloni me shqyrtimin e hollësishëm të tekstit, parashtroni pyetje vetvetes që do t’ju orientojnë më tej. Përmes këtij hapi fitohet koncentrim dhe motivim më i madh. Parashtrimi i pyetjeve gjatë të mësuarit do t’ju  ndihmoj në përgatitje për testim apo provim. Nëse sado pak e njihni profesorin e juaj, mund të paramendoni se cilat do të jenë pyetjet e tij. 

 Hapi i tretë (L) = Lexoni me kujdes dhe përqendrim

 Leximi është hapi që do t’ju merr më së shumti kohë, por nuk është i domosdoshëm dhe më i rëndësishmi. Për të arritur rezultate, gjatë leximit është me rëndësi t’ju përmbaheni këtyre rregullave:
 
Koncentrimi. Të dyja këmbët duhet t’i keni në dysheme, dhe lexoni sa më shpejt që të mundeni.
    Gjeni kuptimin kryesor. Ky është niveli i parë gjatë leximit. Nëse nuk e gjeni kuptimin kryesor, nivelet e tjera nuk do ta mund të kompensojnë këtë.
    Nënvizoni dhe shënjoni atë që duhet mbajtur në mend dhe të cilën dëshironi menjëherë ta shihni gjatë përsëritjes.
    Reagimi. Të lexuarit aktivë do të thotë që gjithmonë të përkujtoheni se dëshironi ta kuptoni dhe të mbani në mend atë që keni lexuar.
    Mbani në mend tabelat dhe ilustrimet e tjera.

Hapi i katërt (M) = Mbaj  mend

Ekzistojnë dy mënyra të efektshme të mbajtjes mend:

 Mbani  mend duke përsëritur me fjalë të juaja. Kur ta përfundoni leximin e kapitullit apo të librit që mësoni, mund ta shpjegoni tekstin me fjalë të juaja, me ç’rast do ta rrisni nivelin e të mbajturit  mend.
  Mbani  mend duke mbajture shënime në kënde të fletëve. Gjatë leximit shënoni vërejtjet e juaja në këndin e fletës lidhur me mendimet kryesore të shprehura në libër.    


Hapi i pestë (P) = Përsëritja

Përsëritja është pikë e rëndësishme e metodës LPLMP. Edhe njëherë lexoni sipërfaqësisht titujt dhe tentoni të mbani në mend gjërat më të rëndësishme, duke i shikuar shënimet e juaja. Nevojitet të bëhet përsëritja në intervale të caktuara dhe nuk ka kuptim që përmes mbajtjes së tepërt përmendësh të tentohet të arrihet suksesi i përnjëhershëm.
 
Çdo hap i kësaj metode është i rëndësishëm për të mësuarit e suksesshëm. Metoda LPLMP mund t’ju ndihmojë të mësoni në mënyrë më të efektshme, por siç ndodh edhe me çdo mënyrë tjetër të të mësuarit, kjo kërkon kohë dhe mund të caktuar. Por, është inkurajuese, që sa më shumë të mësoni, aq më shumë do të mbani në mend, sepse me kalimin e kohës do ta ushtroni këtë metodë dhe do ta fitoni shprehinë e të mësuarit.
 
Make a Free Website with Yola.